Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një 75- vjeçare në Shtërpcë, e cila humbi jetën si pasojë e një zjarri.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 06:30, ndërsa nuk dihet shkaku i zjarrit.
“Shtërpcë / 24.03.2025 – 06:30. Raportohet se është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Gjatë kontrollit të shtëpisë së përfshirë nga zjarri është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...