Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj u nis sot drejt Austrisë për një vizitë zyrtare me ftesë të homologut austriak, presidentit Alexander van der Bellen.
Presidenti Begaj, sipas axhendës, pritet të takohet fillimisht me presidentin Van der Bellen, me të cilin do të mbajë dhe një konferencë të përbashkët shtypi.
Gjjithashtu është parashikuar një takim me kryeministrin e ri të Austrisë, Christian Stocker.
Gjatë qëndrimit në Austri, Presidenti Begaj do të takohet edhe me bashkatdhetarë që jetojnë në Vjenë dhe Landin e Sipërm të Austrisë, Linz.
Marrëdhëniet shqiptaro-austriake janë të hershme dhe kanë avancuar me bashkëpunimin në shumë fusha, bazuar në interesa të përbashkëta strategjike.
Austria mbështet anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, një proces, që edhe sipas programit të qeverisë së re të drejtuar nga kancelari Christian Stocker, duhet të kryhet pa vonesa./atsh
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...