Ujësjellësi Rajonal “Prishtina’” njofton se për shkak të një defekti në rrjet, disa rrugë në Prishtinë momentalisht janë pa furnizim me ujë.
Në një postim në ‘Facebook’ KRU Prishtina bën të ditur se zonat e prekura janë: Rruga ‘Muharrem Fejza’, Holger Petersen, Rruga ‘B’, Rruga ‘Ukshin Kovaçica’, Rruga ‘Jakov Xoxa’, Rruga ‘Ahmet Gashi’, Rruga ‘Muhamet Qami’ dhe rrugët përreth ‘Mati 1’.
“Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për identifikimin dhe sanimin e defektit sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.
Tutje, Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” premton se furnizimi me ujë do të rikthehet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos