Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca mori pjesë në Tryezën e Dialogut Ndërfetar.
Këtë konferencë Konjufca e vlerëson të rëndësishme dhe të qëlluar.
“Më vjen shumë mirë qe kjo konferencë e ka vendos një sintap e cila nga populli ynë duhet të vuloset dhe të shndërrohet në një sintap ndërkombëtare” tha Konjufca.
Konjufca tha se ky model i historisë tonë është vështirë të gjendet diku tjetër.
“Kombi ynë është bartës i 4 feve të mëdha, dhe nuk gjendet asnjë tronditëse ndonjë dramë, siç po shihet në disa shtete të Evropës. Bashkëjetesa është më shumë se tolerancë, kurse ky modeli jonë i çmbushem është bashkëjetesë, sepse të jetosh bashkë është shumë më shumë se të tolerosh tjetrin” theksoi Konjufca.
Gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve, Konjufca falënderoi edhe Bashkësinë Islame, pasi sipas tij ka bërë që në Kosovë të ketë rehati mes feve.
“Për shqiptarin njeriu i besimit pavarësisht cilës fe i takon vlerësohet, historia jonë ka qenë një pasqyrim i paqes pavarësisht fesë” tha ai në fund/Arbresh.info
Ola shkon tek Adioni në Gjakovë, pozon krah vjehrrinjve
OKB paralajmëron për krizë urie në Sudan
Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth...
Shkencëtarët zbulojnë mekanizmin e fshehur që kontrollon she...
Google mund të bëjë një ndryshim të madh në Gmail
Psikologët: Shtatë zakone të mëngjesit e përkeqësojnë ankthi...