Sahiti: Shpresoj se do të ju bëjmë krenar edhe me fitoren e dytë

23:21 | 20 Mars 2025
D.H

Futbollisti Emir Sahiti në një prononcim për RTK, është shprehur i lumtur me fitoren kundër Islandës.

Kosova triumfoi ndaj Islandës me rezultat 2-1 në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të ‘Play-off-it’ në Ligën e Kombeve.

“Çdo herë kur fitojmë është ndjen e mirë për ne dhe për tufozët tonë. Po ndihemi shumë mirë, të gjithë po luftojmë bashkë. Ende nuk është krye e gjitha, e kemi edhe një ndeshje dhe shpresoj se do të ju bëjmë krenar edhe me fitoren e dytë”, tha Sahiti.

“Kemi një grup shumë të mirë, të gjithë po luajnë në ekipet e tyre, kështu që synojmë të vazhdojmë më fitore, dhe t’i bëjmë të gjithë krenar”, ka theksuar Sahiti

Shpërndaje në rrjete sociale