Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke ia caktuar një muaj paraburgim Hasan Krasniqit, kryeshef i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.
Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, gjyqtari i procedurës paraprake e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për masën e paraburgimit.
“Gjyqtari i procedurës paraprake vlerësoj se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin H.K, ngase nëse i pandehuri gjendet në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale, rreziku i ikjes së tij dhe i njëjti mund të ndikoj në prova apo në dëshmitarë dhe në këtë mënyrë do të pengonte rrjedhën normale të procedurës penale”, thuhet në njoftimin për media.
Kryeshefi i KRU Gjakova, Hasan Krasniqi është prangosur gjatë ditës së martë, nën dyshimin për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Lajmin e kishte bërë të ditur Prokuroria Speciale e Kosovës, raporton Arbresh.info.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Gjakovë, kanë realizuar sot një operacion policor në Gjakovë. Operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e një personi H.K., të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së, i cili me vendim të prokurorit nga PSRK është ndaluar për 48 orë”, thuhej në njoftim.
LEXO EDHE:
Arrestohet për keqpërdorim kryeshefi i “KRU Gjakova”, Hasan Krasniqi
U pajtuan? Dafina kështu e uron Labin në 25-vjetorin e karri...
Murati i reagon Hamzës: Premton rritje pagash, por partia e ...
Polonia synon të këmbejë avionët sovjetikë me dronët ukraina...
Forumi Ekonomik i Delfit në Tiranë, Spiropali: Shqipëria akt...
Sallahu: Arritjet konkrete kanë afruar Kosovën me standardet...
Haaland: Unë di një rekord, dhe ai është rekordi i golave të...