Kosova dhe Islanda do të takohen sonte në sfidën e parë të Ligës së Kombeve në Ligën B.
Kjo ndeshje nis nga ora 20:45 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, shkruan Arbresh.info.
“Dardanët” në këtë sfidë hyjnë pas një kampanje të mirë në Ligën e Kombeve ku u radhitën të dytit në grup në kuadër të Ligës C.
Pesë ndeshjet e fundit të skuadrës së Fodas janë katër fitore e një humbje. Disfata e vetme ishte ajo në tavolinë nga UEFA ndaj Rumanisë, pas atij skandali që ndodhi në Bukuresht.

Kosova mposhti Qipron 0-4 në udhëtim, triumfoi ndaj Lituanisë 1-2 si mysafire, shënoi një tjetër fitore në Prishtinë ndaj Qipros me rezultat 3-0. Po ashtu mposhti edhe Lituaninë minimalisht 1-0.
Kurse Islanda në pesë sfidat e fundit u mposht tri herë, shënoi një fitore dhe barazoi një herë.
Islanda pësoi dy herë nga Turqia dhe njëherë tjetër nga Uellsi. Teksa mposhti Malin e Zi 2-0. Barazimin e mori ndaj Uellsit në shtëpi./Arbresh.info

Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...