Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kandidon në listë të hapur në Tiranë, në një mesazh audio nga qelia bëri thirrje për pjesëmarrje masive në votime dhe votë për koalicionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore, që siç shprehet, do ketë radhë 84 mandate.
Në këtë mesazh, Meta i cilëson zgjedhjet e 11 majit si momentin vendimtar për përmbysjen e kryetarokracisë dhe rikthimin e demokracisë funksionale në vend.
“Partia e Lirisë nuk ka hyrë në këtë koalicion për të marrë disa mandate, por për të siguruar një fitore të padiskutueshme. Ne synojmë mbi 50 mijë vota në Tiranë, për të garantuar fitoren e opozitës dhe kthimin e demokracisë”, u shpreh tutje Meta në mesazhin e tij. /euronews.al

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...