Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me stafin e lartë menaxhues, realizuan një takim zyrtar me drejtorët e drejtorive rajonale, i cili kishte për qëllim prezantimin dhe analizimin e raportit vjetor, planin e punës, objektivat specifike, si dhe aktivitetet policore, të cilat burojnë nga plani zhvillimor strategjik i PK-së, përfshirë strategjinë e Policimit të udhëhequr nga Inteligjenca dhe Policisë në Bashkësi.
Në njoftim thuhet se analizat dhe krahasimet e raportit vjetor të vitit 2024, treguan se Policia e Kosovës ka përmbushur me sukses misionin dhe vizionin e saj, të menaxhojë me ruajtjen e rendit e qetësisë publike, rendit kushtetues, sigurisë në trafik, kontrollin dhe mbikëqyrjen kufitare, si dhe ka arritur rezultate pozitive në ulje të numrit të përgjithshëm të veprave, kundërvajtjeve dhe rasteve të natyrave tjera, përfshirë uljen e aksidenteve të përgjithshme e atyre me pasoja fatale në nivel vendi.

“Pas analizimit të raportit vjetor, takimi ka vazhduar me prezantimin e planit të punës, objektivat strategjike policore dhe prioritetet e PK-së, ku drejtori Hoxha nga të pranishmit kërkoi që të zbatohen në përpikëri planet dhe synimet e planifikuara, e të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e përgjithshme, rritjen e bashkëpunimit dhe qasjes më proaktive me komunitetin, parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale, si dhe rritjen e performancës, integritetit, mbikëqyrjes më efikase dhe disiplinës në punë”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera drejtori Hoxha theksoi se përmes zbatimit të ligjit, menaxhimit sa më efikas të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike, mbikëqyrjes së performancës së zyrtarëve policorë, mund të arrihen rezultate edhe më pozitive në shumë sfera policore.
Takimi thuhet se rezultoi me zotimin për angazhime shtesë nga të gjithë të pranishmit, me qëllim të përmbushjes së detyrave dhe obligimeve policore, të cilat janë në interes të qytetarëve dhe të vendit./Arbresh.info/
Moti në Shqipëri
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë t...
Putin: Nuk do të ketë më luftë, nëse Perëndimi e trajton Rus...
Bahamas njeh Kosovën, Begaj: Kontribut domethënës për paqen
Parashikimi i motit për sot
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...