Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, iu përgjigj sot përmes një videomesazhi reagimeve të kreut të Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ndërsa i kujtoi se edhe në renditjen e subjekteve në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit i kishte rënë numri 4.
“Po pse 4 gjithmonë xhanëm! Edhe në fletë të votimit 4 të kishte rënë mor burrë”, u shpreh Rama.
“E vërtetë, nuk kam timon unë. Ku kam timon unë. Nuk e pata fatin tënd. Ti timoni timon, muzika muzikë, xhiroja xhiro, aritmetika aritmetikë, gjumi nuk diskutohet gjumë top. Unë shih e shkruaj, por shyqyr më prezantove Unikatilin”, ironizoi Rama kreun e Demokratëve Euroatlantikë.
Ndërkohë Rama e ftoi Bashën të tregojë vizionin euroatlantik dhe ku ndryshon ai nga koalicioni “Aleanca e kënetës madhështore”.
“Akoma nuk t’u bë bajat kjo gjuha e bufit ty, vjedhje vjedhje, droga droga, banda banda. Po ndërroje pllakën e gramafonit, o artist, ndërroje. Ndërroje se si more SHQUP-in vetëm çelësi i makinës të ka ngelur. Tani na jep vizionin euroatlantik, na thuaj ku ndryshon koalicioni euroatlantik nga aleanca e kënetës madhështore, se unë nuk po e marr vesh çfarë do të bësh ti ndryshe nga këneta njëherë”, tha Rama.
Ndërsa kujtoi marrëveshjen për qeveri teknike para zgjedhjeve të vitit 2017, Rama tha se i dha Bashës gjysmën e qeverisë.
“E kam lënë cigaren Lul, se ty të ka ngel ora kur ndenjëm bashkë deri pas mesnate, u thanë dy paketa se m’i pive gjysmat ti, apo më shumë, se kishe emocione. Eh, mor Lul, mirë cigaret, por edhe gjysmën e qeverisë ta dhashë”, u shpreh Rama.
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...