Sot u mbajt konferenca e përbashkët për media për shënimin e përmbylljes së dy programeve dyvjeçare me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), përkatësisht Programi i Aranzhimit për Gatishmëri (SBA) me vlerë 100 milionë euro dhe Programi i Resiliencës dhe Qëndrueshmërisë (RSF) me një vlerë rreth 80 milionë euro.
Në këtë konferencë, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, theksoi se Kosova ishte shteti i parë në rajon që përfitoi nga instrumenti RSF që kishte për qëllim të mbështeste shtetet që performojnë mirë.
“Me përkrahjen edhe të këtij instrumenti, Kosova lansoi ankandin e energjisë me erë, ankandin solar, si dhe finalizoi Ligjin për Energji të Ripërtritshme. Ndërsa, SBA në anën tjetër mundësoi ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe përshpejtimin e reformave të cilat mundësuan rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Përmbushja e objektivave mundëson që Kosovës t’i vihen në dispozicion pjesa e mbetur e mjeteve, përkatësisht 16 milionë euro nga Programi SBA si dhe 10 milionë euro të tjera nga Programi RSF”, thuhet në njoftim.
Shefi i Misionit të FMN-së në Kosovë, David Amaglobeli përgëzoi Qeverinë e Kosovës dhe BQK-në, për progresin thelbësor të arritur.
Amaglobeli nënvizoi stabilitetin makroekonomik të vendit duke deklaruar se Kosova ka pasur një rritje të lartë ekonomike. Përkatësisht, ai theksoi që rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2024 pritet të jetë nga rritjet më të larta ekonomike në Evropë.
Shefi i Misionit të FMN-së përmendi rritjen e punësimit dhe të pagave, uljen e inflacionit në 1.6%, si dhe uljen e borxhit publik nën nivelin 17%.
Gjithashtu, ai theksoi stabilitetin e sektorit financiar në Kosovë si dhe rritjen e transparencës nga BQK.
“Se BQK ka performuar me përkushtim të lartë, u konfirmua edhe nga Guvernatori i BQK-së, Z. Ahmet Ismaili, i cili tha se ky institucion ka siguruar stabilitet financiar dhe ka realizuar objektivat strukturore dhe indikative. Ministri Murati, Shefi i Misionit të FMN-së Amaglobeli dhe Guvernatori Ismaili shprehën mirënjohje të ndërsjellë për angazhimin dhe bashkëpunimin e suksesshëm deri më tani, dhe theksuan se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak
Forcat izraelite vrasin 11 palestinezë në Gaza, përfshirë dy...
Rama: E paimagjinueshme që SPAK ende nuk ka ngritur akuza pë...
Bellingham zbulon arsyen pse e festoi golin në atë mënyrë nd...
Dy persona arrestohen në Pejë për deklarim të rremë gjatë ve...