Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë konferencës për media me homologun e saj nga Letonia, është pyetur për vërejtjet e saj ndaj draft-Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që thuhet se ia ka paraqitur emisarit të ri të BE-së, Peter Sørensen.
Osmani tha se Draft-Statuti, si i tillë, nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe as me standardet e Këshillit të Evropës dhe më tepër, as me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.
“Në detaje prezantuam vërejtjen tona sa i përket draft-Statutit të propozuar nga BE. Dhe, ky ishte takim më shumë ku u njoftua rreth qëndrimeve tona sesa që morëm qëdnrime nga ana e tij.
“Po flasim për Draft-Stautin, çështje që unë personalisht besoj që nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Nuk janë në përputhje as me vlerat as me normat e BE-së, as me standardet e KiE-së pastaj. Dhe po ashtu nu kjanë në përputhje me aktvendimin e GjK-së së vitit 2015. Statuti i tillë që bie në kundërshti me këto trija, nuk ka se si të hyjë në fuqi dhe as nuk besoj që do të mund të kalonte testin në GjK-së, e cila ka vendosur standardte në shumë nga këto tema brenda draft-Statutit. Siç janë kompetencat ekzekutive e shumë çështje tjera”, tha ajo.
Ndërsa, Presidenti i Letonisë tha se dialogu është një çështje shumë e ndërlikuar dhe e ndjeshme.
“Dialogu është një gjë shumë e ndërlikuar dhe e ndjeshme, tani për tani duhet të vazhdojë dialogu, nëse krijohen parakushte të mira për vazhdimin e këtij dialogu në bazë të parimeve kyqe, atëherë ky dialog mund të prodhoj rezultate të prekshme. Ky dialog është mënyra e vetme për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë ne BE dhe për të pasur rezultate duhet të dy palët të angazhohen”, tha ai./Arbresh.info
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...