Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani është pritur sot në takim në Londër nga Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe David Lammy, dhe Ministrin e Shtetit për Evropën, Amerikën e Veriut dhe Territoret e Jashtme, Stephen Doughty.
Hasani me anë të një postimi në Facebook, tha se në fokus të takimit ishte forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, përcjell Arbresh.info.
“Në fokus të takimit ishin forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe, rritja e vizitave të nivelit të lartë, shkëmbimet parlamentare, mbështetja e vazhdueshme e Mbretërisë së Bashkuar për integrimin evropian të Shqipërisë, Samiti i ardhshëm i Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Tiranë më 16 Maj 2025, si dhe thellimi i bashkëpunimit në fusha strategjike si energjia, infrastruktura, turizmi dhe bujqësia”, ka shkruar Hasani.
“Po ashtu, diskutuam për rritjen e bashkëpunimit në funksion të sigurisë rajonale, rikonfirmuam angazhimin e përbashkët për të zgjeruar bashkëpunimin shumëpalësh në organizatat ndërkombëtare, si dhe inkurajuam shtimin e investimeve britanike në Shqipëri në sektorë kyç dhe me interes të ndërsjellë”, tha Hasani./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...