Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Leposaviq, kundër të pandehurit R.M., në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Sipas prokurorisë, R.M , më 31 tetor 2024, në fshatin Soqanicë të komunës Leposaviq, me dashje dhe në kundërshtim me ligjin ka mbajtur në pronësi dhe kontroll armë pa leje të organit kompetent – pushkë të gjuetisë dhe gjashtëmbëdhjetë (16) fishekë të armës së gjuetisë, shkruan Arbresh.info.
Në njoftimm thuhet se të dyshuarit në shtëpi i janë gjetur dhe sekuestruar:
Një pushkë gjysëm automatike,
Një pushkë automatike,
Një pushkë ajrore,
Një gaz maskë ushtarake,
Pesë thika të ndryshme,
Dy kapela të policisë serbe,
20 fishekë të vendosura në fotrolla ushtarake,
90 fishekë të kalibrave të ndryshëm,
Një palë dylbi të pushkës,
Një bajonetë pushke,
Një shufër metalike të policisë,
87 fishekë të pushkës së gjuetisë,
Një radiolidhje,
Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës, që të pandehurin ta shpallë fajtorë për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...