Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, njoftoi se 261 anëtarë të bandave u sollën në vend si pjesë e marrëveshjeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)
Në deklaratën e tij në X, Bukele tha se 238 anëtarë të bandës Tren de Aragua dhe 23 anëtarë të bandës MS-13 arritën në kryeqytetin San Salvador.
Bukele tha se anëtarët e bandave do të transferohen në mega burgun CECOP
“Me kalimin e kohës, këto veprime, të kombinuara me produktet e prodhuara nga më shumë se 40.000 të burgosur që punojnë në kuadër të programit ‘Zero Free Time’, do të kontribuojnë në vetëqëndrueshmërinë e sistemit tonë të burgjeve”, theksoi ai.
Ai informoi se në mesin e të deportuarve nga SHBA-të, gjenden edhe dy liderë të bandave.
“Njëri prej tyre është nga drejtuesit e lartë të organizatës kriminale. Kjo do të na ndihmojë të përfundojmë mbledhjen tonë të inteligjencës dhe të gjurmojmë mbetjet e fundit të MS-13. Puna jonë do të vazhdojë për të zbuluar të gjithë rrjetin, duke përfshirë anëtarët e vjetër dhe të rinj, paratë, armët, drogën, vendet e fshehta, bashkëpunëtorët dhe sponsorët”, tha Bukele.
Ç’po ndodh me Aeroportin e Vlorës? Avokati i “Mabco” zbardh ...
5 shtete të BE-së propozojnë model të ri integrimi për Ballk...
Haxhiu takohet me ambasadorin Guerot – diskutohet rëndësia e...
McGurk: Zgjedhjet transparente varen nga institucione të for...
I nominuari për ambasador në Shqipëri: Luftimi i krimit forc...
Mbi 20 anije kaluan Ngushticën e Hormuzit gjatë 24 orëve të ...