Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurve ndaj katër të pandehurve për veprën penale “Grabitje”.
Në njoftim thuhet se të pandehurit Xh.S., i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vjet, si dhe dënim unik me gjobë në shumë prej tremijë (3.000) euro.
Të pandehurit Sh.R., i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) vjet, si dhe dënim unik me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) euro.
M.B., i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vjet, si dhe dënim unik me gjobë në shumë prej pesëqind (500) euro;
F.G., i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vjet, si dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëqind (500) euro;
“Gjithashtu për të pandehurit Xh.S., M.B., për veprën penale në bashkëkryerje grabitja nga neni 317 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) si dhe për të pandehurit B.K., dhe A.B., për veprën penale dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale nga neni 380 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) është Refuzuar akuza të aktakuzës pasi që prokurori i shtetit në fjalë përfundimtare është tërhequr nga ndjekja penale”, thuhet në njoftim.
Të pandehurve Xh.S., Sh.R., dhe M.B., i vazhdohet masa e paraburgimit deri kur aktgjykimi të merre formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykim.
“Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt”, thuhet tutje në njoftimin e gjykatës./Arbresh.info
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...