Kjo është vetura me targa gjermane e cila u përdor nga grabitësit e armatosur në Veternik

15:56 | 17 Mars 2025
E.H

Policia e Kosovës ka gjetur një veturë të djegur në Hajvali, e cila dyshohet se është përdorur nga personat që grabitën sot një furgon me para në Veternik, Prishtinë.

Vetura duket se është më targa të Gjermanisë ndërsa policia ka larguar mjetin nga vendi i ngjarjes, raporton Arbresh.info.

Kujtojmë se sot në mëngjes në oborrin e një qendre tregtare në Veternik është grabitur me armë një furgon i cili po transportonte para.

Si pasoj e të shtënave me armë zjarri, dy persona janë plagosur dhe po trajtohen në QKUK, ndërsa nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se ende asnjë person nuk është arrestuar./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Dy të plagosurit gjatë grabitjes e armatosur në Veternik janë në gjendje të rëndë

Dy të plagosurit gjatë grabitjes e armatosur në Veternik janë në gjendje të rëndë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme