Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ende asnjë person nuk është arrestuar lidhur me rastin e grabitjes së armatosur sot në Veternik të Prishtinës.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, i tha Arbresh.info se prokuroria në bashkëpunim me policinë kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e rastit.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju informojmë, se deri më tani nuk ka ndaluar asnjë person, ndërkohë hetuesit policorë në koordinim dhe në bashkëpunim me Prokurorinë janë duke ndërmarrë masa të nevojshme hetimore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit në fjalë”, tha Shala.
Ndërkohë, është bërë e ditur se dy të plagosurit gjatë grabitjes së armatosur në Veternik po marrin trajtimin shëndetësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e rënë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Agron Çitaku.
“Po ka ora 11 ka ardhur një pacient i plagosur me armë zjarri, e cili është trajtuar pas reaniminit në sallë operative, është punuar dhe gjendet në mjekimin intensiv. Ndërsa, ka ora 12 e kemi pasur edhe një tjetër i cili gjithashtu është reanimuar për momentin është në sallë operative. Regjioni (i plagosur) është i abdomenit i pari të i dyti është edhe në këmbë. Gjendje e rendë janë, plagosje me armë zjarri ka qenë”, tha Çitaku./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Dy të plagosurit gjatë grabitjes e armatosur në Veternik janë në gjendje të rëndë
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn