Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot pasdite do të mbajë stërvitjen e parë para duelit me Islandën.
Dardanët dhe islandezët do të përballen në ‘play-off-in’ e Ligës së Kombeve.
Dueli i parë mes Kosovës dhe Islandës, do të luhet të enjten mbrëma në ‘Fadil Vokrri’, derisa tri ditë më vonë do të zhvillohet ndeshja kthyese në Murcia të Spanjës.
Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, kombëtarja jonë sot në orën 17:30, do të mbajë seancën e parë stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali, derisa paraprakisht përzgjedhësi Franco Foda në orën 12:00, do të mbajë konferencë për media.
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn