Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka reaguar për vdekjen e bababit të ish-Presidentit, Hashim Thaçi.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo shprehu solidarizimin e Komunës së Preshevës me familjen Thaçi, shkruan Arbresh.info.
“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi. Në këto çaste dhimbjeje, Komuna e Preshevës dhe qytetarët tanë solidarizohen me familjen Thaçi, duke ndarë dhembjen për humbjen e një atdhetari që me dinjitet rriti breza në shërbim të çështjes kombëtare.”, ka shkruar ajo.
Tutje, Sinani ka shprehur ngushëllimet e saj për familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
“Në emër të Komunës së Preshevës, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin. Pushoftë në paqe!”, ka shkruar mes të tjerash ajo./Arbresh.info/
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?