Hirësia e tij Mitropoliti i Korçës prej vitit 1998 imzot Joan Pelushi, u zgjodh si pasues i Kryepeshkopit Anastas nga Sinodi i Shenjtë, autoriteti më i lartë i kishës ortodokse të Shqipërisë me vota unanime.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka uruar Hirësinë e Tij, Kryepeshkopin Joan Pelushi, ndërsa shprehet se në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, është zgjedhur ndër shqiptarët më të mirë, shkruan Arbresh.info.
“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e rrallë të zgjedhjes së një shqiptari ndër më të mirët në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si edhe me urimin e posaçëm për Hirësinë e Tij, Kryepeshkopin Joan Pelushi, që Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë gjithnjë në misionin e Tij të udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë.”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/
Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA
Gjyqtarit nga Somalia në Kupën e Botës i ndalohet hyrja në S...
27-vjetori i marrëveshjes që shënoi fundin e luftës në Kosov...
Operacion në disa lokacione kundër krimit të organizuar, tra...
Lista e 10 më të votuarve të LDK-së
Top 10-shja e PDK-së me e votuar deri tani për deputetë