Punonjësit e Policisë së Maqedonisë së Veriut i kanë ndaluar organizatorët e koncertit në Koçan.
30 të lënduar janë transportuar në spitalin e Koçanit, ndërsa rreth 60 persona në spitalin e Shtipit.
MPB po i ndalon të gjithë ata që në çfarëdo mënyre janë të lidhur me organizimin e koncertit në diskotekën e Koçanit, ku mbrëmë ka rënë zjarr i madh, e siç tha ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski, kanë humbur jetën 51 persona.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është duke punuar në mënyrë aktive për zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë, ndërsa po vazhdojnë pyetjet e dëshmitarëve dhe personave përgjegjës. Shërbimet kompetente po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të fatkeqësisë.
“Të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Koçanit, janë në terren. Po ndërmerren veprimet dhe po hetohet. Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe prokurorët themelorë publikë të Prokurorisë Publike Shkup dhe të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë nisur për në Koçan. Të gjitha kapacitetet e prokurorive do t’i vihen në dispozicion Prokurorisë së Koçanit për veprime urgjente”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
30 persona të lënduar janë transportuar në spitalin e Koçanit, ndërsa rreth 60 persona janë dërguar me vetura në spitalin e Shtipit.
Përveç ministrit Pançe Toshkovski, në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë edhe Stojançe Angellov nga QMK, drejtori i Komisionit Qendror Ushtarak dhe Aleksandar Janev, drejtori i Byrosë për siguri publike.
Është paralajmëruar edhe ardhja e kryeministrit Hristijan Mickoski. /Telegrafi/
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...