Urdhri ekzekutiv i nënshkruar nga Presidenti Donald Trump për të kufizuar disa agjenci federale, prek edhe Zërin e Amerikës.
“Zëri i Amerikës, një fener shprese dhe i së vërtetës për qindra miliona anembanë globit, u hesht sot në emër të reduktimit të burokracisë federale.” Kështu shkruan përmes një postimi në facebook, ish-drejtori i seksionit të Euroazisë në Zërin e Amerikës, gazetari Elez Biberaj.
“Për më shumë se tetë dekada, VOA ka qenë një forcë jetike në promovimin e idealeve demokratike të Amerikës, duke prezantuar besnikërisht politikat e SHBA-së, avancimin e interesave kombëtare dhe duke shërbyer si një burim i besuar i lajmeve të besueshme për miliona në rajonet e privuara nga informacioni.” vijon ndër të tjera Biberaj.
Reuters raporton për fazën përfundimtare të gjykimit ndaj kr...
Gucati i quan skandaloze deklaratat e West: Kërkesa për 180 ...
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26...
Rama për Kushtetuesen, paralajmëron ndërhyrje në legjislacio...
Identifikohet dhe arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dh...
Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim për çlirimtarët, reagon gru...