Mjeku Adriatik Berisha dje u pa teksa i qëndronte pranë ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili erdhi nga Haga në vizitë te babai i tij i cili ndodhet i shtrirë në QKUK. Madje, ai ishte i vetmi që u lejua t’ia shtrëngojë dorën dhe ta përshëndes ish-presidentin.
Përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, Berisha ka bërë të ditur se këto ditë si mjek në fushën e Hematologjisë, i ka shërbyer edhe Haxhi Thaçit, babait të Hashim Thaçit.
Ai ka dhënë detaje mbi gjendjen e tij, duke thënë se babai i Thaçit tash e disa javë është në gjendje të rënduar shëndetësore, me disa sëmundje shoqëruese.
“Sigurisht që pacientit i kam qëndruar afër dhe jam konsultuar në aspekt profesional hematologjik sa herë qe ka qenë e nevojshme e për shkak të gjendjes edhe dje e kisha për detyre ti qëndroj afër e ta shoqëroj gjatë gjithë vizitës së birit të tij ish-presidentit Thaqi.
Qëndroj i palëkundur, krenar e profesionalisht korrekt gjithmonë , në çdo kohë e në çdo situatë ashtu siq kanë qëndruar dhe prindërit e mi gjithmonë. Të dashur miq, historia e shtetit të Kosovës është e shkruar me tri shkronja të arta dhe përherë do mbetet ashtu”, ka shkruar ai.
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...