Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani dhe shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, kanë nënshkruar sot Procedurat e Përbashkëta Operacionale të Rishikuara ndërmjet këtyre di misioneve në Kosovë.
“Këto procedura të rishikuara synojnë të rrisin bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë midis dy misioneve në kontekstin e operacioneve të përbashkëta të mundshme, në përputhje të plotë me mandatet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, njofton KFOR-i.
Sipas tyre, ky bashkëpunim ilustron integrimin efektiv të përpjekjeve civile dhe ushtarake për të rritur sigurinë në terren, duke nxitur stabilitetin dhe paqen përmes rritjes së ndërveprimit.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim.
Legjenda e Man Utd lavdëron Bruno Fernandes pas refuzimit që...
Gruda: Kushtetuesja ia ka hedhur fajin VV-së për bllokadën 4...
Limaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Kurti
Policët shpëtojnë jetën e një gruaje të alivanosur në magjis...
18 vatra zjarri për 24 orë në Shqipëri, helikopteri merr ujë...
Situata e sigurisë në veri, dy komandantë të KFOR-it takohen...