Komisioni Evropian duhet t’i dëgjojë edhe argumentet e Qeverisë në lidhje me kërkesat për rritjen e pagave, thekson kryeministri Hristijan Mickoski, si përgjigje e pyetjes së gazetarëve për paralajmërimin e Konfederatës së sindikatave evropiane se do ta informojë Komisionin Evropian për presionin e qeverisë për të mos pasur rritje dhe se e gjithë procedura do të jetë nën monitorim.
“Unë i inkurajoj që të vijnë këtu dhe të dëgjojnë argumentet, sepse do të ishte e papjekur të nxirren konkluza të bazuara vetëm në informacione të njëanshme. Në parim, unë do t’i këshilloja që të dëgjojnë të gjitha palët, argumentet e të gjitha palëve dhe pastaj të flasin për konkluzat. Nëse informacioni është i njëanshëm, jam i sigurt se përfaqësuesit e lartë të Komisionit Evropian do të donin të dëgjonin palën tjetër, atëherë debati dhe konkluzat do të ishin ndryshe. Por, nëse dëgjon të parafundin ose do të thosha ndoshta afër mbrojtësit të fundit të interesave të LSDM-së, ndërsa ai është ai kryetari i LSM-së që del së bashku me disa gjykatës dhe prokurorë, atëherë – po, nëse nxjerr një konkludim në bazë të kësaj – po, por mendoj se konkludimi duhet të bazohen në argumente të të dyja palëve. Jemi në dispozicion, i ftojmë të vijnë ose nëse është e nevojshme do të shkojmë të paraqesim argumentet tona”, theksoi kryeministri Mickoski./telegrafi/
Parandalohet futja e paligjshme e 200 kg mish dyneri në Koso...
Kreu i KQZ-së zotohet për proces profesional zgjedhor
LDK garon me numrin 113, Abdixhiku: Numër i bashkimit dhe ri...
Bedri Hamza: PDK garon me numrin 125, për seriozitet, punë d...
Këta janë numrat e subjekteve politike për zgjedhjet e 7 qer...
Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...