Egli Tako, ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania”, ka reaguar për herë të parë pas shqetësimeve të ndjekësve lidhur me gjendjen e saj emocionale.
Përmes një postimi në Instagram, ajo sqaroi se nuk ndodhet në ndonjë spital psikiatrik dhe se është e rrethuar nga njerëz që e mbështesin.
“Ndihem e trishtuar dhe e ngarkuar emocionalisht, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik apo diçka të ngjashme. Kam njerëz pranë që po investojnë gjithçka kanë, që unë ta rimarr veten”, shkruan Egli, duke falënderuar ndjekësit për mbështetjen e tyre.
Ajo gjithashtu i është referuar deklaratave të Gjestit, duke theksuar se disa sjellje i kanë kujtuar eksperienca të së kaluarës.
“Nuk dua të jap më shumë detaje, sepse dua që të flas për të mirat dhe të mbaj për vete të këqijat”, shkruan ajo.

Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike