Komisionerja e Bashkimit europian për Zgjerimin Marta Kos, tha sot në Tiranë se Shqipëria ka ecur vërtet shumë mirë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.
Këto komente, komisionerja Kos, i bëri në Tiranë, gjatë një konferencë shtypi me kryeministrin Edi Rama.
Në tetor të vitit të kaluar, Shqipëria hapi bisedimet për grup-kapitujt e parë, që njihen ndryshe si themeloret, dhe që janë po ashtu të fundit që mbyllen. Në muajin dhjetor u hap dhe grup-kapitulli i dytë që lidhet me politikën e jashtme.
Brenda gjashtë mujorit të parë të këtij viti, parashikohet dhe hapja e dy grup-kapitujve të tjerë dhe deri në fund të 2025, parashikohet që bisedimet të kenë përfshirë të gjithë grupkapitujt.
Kryeministri Edi Rama përsëriti sot se ambicja e qeverisë së tij është që bisedimet të mbyllen brenda vitit 2027 e që deri në vitin 2030, Shqipëria të jetë bërë pjesë e Bashkimit Europian.
Komisionerja e Zgjerimit nga ana e saj deklaroi se bëhet fjalë për “objektiva realistë”.
Vizita e zonjës Kos, përkoi me diskutimet në parlamentin shqiptar për miratimin e dy marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin perëndimor, nga i cili Shqipëria pret të përfitojë afro 1 miliard euro në grante dhe hua./voa
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...
Kounde vendimtar – Barça shënon fitore të rëndësishme ...
Digjet depoja e një marketi në Tophane të Prishtinës
Atalanta shënon fitore të madhe me përmbysje ndaj Chelseas n...
Haradinaj: Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të ko...