Inaugurohet sheshi i ri “Erhard Busek” në Prishtinë

12:37 | 13 Mars 2025
K.B

Është inauguruar sheshi Erhard Busek pranë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama thotë se ky vendim u miratua në unanimitet në Kuvendin Komunal, duke treguar vlerësimin e përbashkët për figurën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm.

“Emërtimi i këtij sheshi është një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e palodhur të Erhard Busek në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Austrisë, si dhe për rolin e tij të rëndësishëm diplomatik në rajon. Ai ishte një mik i madh i vendit tonë dhe një zë i fuqishëm për stabilitetin dhe bashkëpunimin në Ballkan”, shkruan Rama në Facebook.

Sipas Ramës me këtë shesh jo vetëm që nderojmë trashëgiminë e tij, por edhe forcojmë lidhjet mes dy shteteve tona, duke ruajtur kujtimin e një miku të madh të Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme