Qytetarët e Kosovës me vendbanim në Gjermani më nuk do të regjistrohen si shtetas të Serbisë.
Kështu ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.
Ajeti me anë të një postimi në Facebook, tha se për 17-vjet regjistrimi i qytetarëve të Kosovës në Gjermani është bërë në mënyrë të padrejtë dhe të gabuar, shkruan Arbresh.info
“Më shumë se 17 vite, qindra e mijëra qytetar të Kosovës janë regjistruar me automatizëm në komunat Gjermane, në mënyrë të padrejtë dhe të gabuar si shtetas të Serbisë. Si rezultat i punës dhe angazhimit tonë diplomatik, ky problem i pazgjidhur dhe i trashëguar prej vitesh nga sot do të marr fund. Në vazhdën e përpjekjeve tona të pandërprera dhe komunikimet e shumta me institucionet gjermane, përkatësisht me kancelarinë federale, kemi kërkuar që shtetasit të Kosovës të regjistrohen vetëm si shtetasit e saj dhe assesi të mos evidentohen më edhe si shtetas të Serbisë”, tha Ajeti.
“Jo vetëm 16 lëndë gjermane por edhe mbi 5200 qendra të regjistrit civil në krejt Gjermaninë, e kanë pranuar tashmë një qarkore nga Ministria Federale e Punëve të Brendshme të Gjermanisë ku janë njoftuar për këtë ndryshim të rëndësishëm për shtetasit e Kosovës”, tha Ajeti.
Ndër të tjera, ambasadori kosovar u ka bërë thirrje qytetarëve nga Kosova me vendbanim në Gjermani e që janë të prekur nga ky fenomen, t’u drejtohen organeve kompetente që të korrigjojnë dokumentacionet./Arbresh.info
Për më shumë detaje, shiko videon më poshtë:
Zyrtarët amerikanë: Pentagoni po përgatitet për ‘sulmin përf...
Operacioni antidrogë “Delivery”, Prokuroria jep detaje: U nd...
Presidentja kërkon mirëkuptim, shmang deklaratat për vendimi...
Haradinaj: Krimet, plagë e hapur e historisë dhe thirrje për...
Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Prishtinë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, diskutohet mes Haxh...