Që në orët e para të mëngjesit, Shqipëria do të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash duke sjellë reshje shiu si fillim në zonat Veriore dhe Veriperëndimore dhe gradualisht do të shtrihen në të gjithë territorin e vendit.
Më të dendura shirat do të jenë në zonat Veriore ku priten edhe rrebeshe, shoqëruar herë pas here me stuhi të forta ere. Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë deri mëngjesin e së mërkurës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët e shënuar në zonat e verilindjes deri në 21°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në Jug të vendit. Era do të fryjë e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 70 km/h nga drejtimi permanent Jugor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 6 ballë./abcnews.al
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit