Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dhe një delegacion i lartë i NATO-s do të qëndrojnë për vizitë zyrtare sot në Kosovë.
Për të mundësuar qarkullimin e lirë të eskortës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, në disa segmente rrugore, në intervale të caktuara kohore, përcjell Arbresh.info
“Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Sekretari i NATO-s do të pritet sot në takim nga Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Vizita e Ruttes në Kosovë vjen pas asaj në Sarajevë ku dha mesazhin që aleanca nuk do të lejojë që “të rrezikohet paqja e fituar me shumë vështirësi”./Arbresh.info
Kurti priti në takim Komandantin e KFOR-it, flasin për situa...
Kusari-Lila takime me drejtues të ATK-së e Doganës së Kosovë...
Kurti: Demonstratat e vitit 1981, ndër ngjarjet kyçe në hist...
Gjendet Alush Kastrati, 80 vjeçari që ishte zhdukur tash e k...
“Mbyllja e TikTok, kufizim i lirisë së shprehjes dhe shtypit...
FIFA ul buxhetin për Botërorin 2026 me mbi 100 milionë dolla...