Në kuadër të rritjes së ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit të veshkave, Shoqata e Nefrologëve të Kosovës nw bashkwpunim me Komunwn e Prishtinws do të organizojnë aktivitete të ndryshme më 13 mars.
Gjatë ditës, do të vendosen materiale ndërgjegjësuese në stacionet e autobusëve në Prishtinë dhe do të qarkullojë një autobus i linjës “4”, i brenduar për të shënuar këtë ditë. Po ashtu, në Sheshin Skënderbeu, nga ora 09:00 deri në 12:00, Shoqata e Nefrologëve do të organizojë një fushatë ndërgjegjësimi, ku qytetarët do të mund të bëjnë matje të parametrave si sheqeri dhe tensioni i gjakut. Do të zhvillohen anketa të digitalizuara dhe manuale për të ofruar më shumë informacion mbi shëndetin e veshkave.
Në orën 12:30, do të zhvillohet një konferencë shkencore me ligjërata nga profesorë të ftuar nga Turqia, e cila do të vazhdojë deri në orën 15:00.
Qëllimi i aktiviteteve është të rritet ndërgjegjësimi për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit të veshkave dhe të ofrohen mundësi për qytetarët për matje falas të shëndetit të tyre. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin informacione dhe shërbime falas për shëndetin e veshkave.
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...