Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do të jetë kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës, në listën e hapur të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Vendimi u mor nga Meta, ndërsa u miratua sot (10 mars) nga kryesia e PL-së, edhe pse kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi disa ditë më parë se ai do të ishte në listë të sigurt, për shkak se ndodhet në arrest me burg dhe nuk mund të bëjë fushatë.
Partia Demokratike arriti koalicion me aleatët, nën logon “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ndërsa në përbërje të tij janë 26 parti./rtsh
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën