Situatat brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4 kanë qenë të shumta e dinamike në ditët e fundit.
Një prej tyre ishte dhe ajo mes Gjestit dhe Eglit, me banorin që u bezdis një natë nga nishani i Eglit.
Ish e dashura e Gjestit, Xheneta Xhetahu, e ironizoi me të duke thënë në “E Diell” se do i shkulte flokët nëse kjo situatë do të ndodhte me të dhe shtoi gjithashtu se ai është mosmirënjohës ndaj një vajze që sillet mirë.
“Të më thoshte mua nëse po e pengonin qimet, ja kisha hequr flokët”, u shpreh ajo.
“Vazhdoj të mendoj njësoj që ai është mosmirënjohës kur një femër sillet mirë me të”, tha ndër tjerash modelja.
Ajo po vazhdon të flas për Gjestin pavarësisht se tha se do të heqë dorë e nuk do të merret me këngëtarin.
Egli nga ana tjetër u largua pak ditë më parë nga Big Brother për shkak të raportit me Gjestin dhe anës emocionale të saj. /Telegrafi/
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike