Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me ftesë të homologes së saj sllovene, Andreja Katiq, mori pjesë në konferencën “Drejt BE – ngritja e integritetit dhe pavarësisë së Drejtësisë Penale në Ballkanin Perëndimor”.
Haxhiu, thotë se në këtë konferencë, paraqiti të arriturat e Kosovës në sundim të ligjit e drejtësisë penale si dhe tha se foli rreth angazhimit për fuqizimin e institucioneve të drejtësisë, shkruan Arbresh.info.
“Në fjalën time, paraqita të arriturat e vendit tonë në fushën e sundimit të ligjit dhe drejtësisë penale me theks përmenda faktin që Kosova ka shënuar përparim të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, po angazhohemi për fuqizimin e institucioneve të drejtësisë dhe përmirësimin e besimit qytetar në sistemin e drejtësisë”, tregoi ministrja për atë që diskutoi në këtë tryezë në Slloveni.
Haxhiu thotë të ketë rikthekusar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të ecur me hapa të sigurt drejt integrimit evropian, duke garantuar një drejtësi të pavarur, të paanshme dhe efikase./Arbresh.info/
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët
Numri 129 për AAK-në, Haradinaj: Të renditur e në rresht si ...