Kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, është shprehur se LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut në zgjedhjet parlamentare 2025.
Shehu, përmes një postimi në facebook ka thënë se dallimi në mes të LDK dhe partisë së dytë në Junik është rreth 5%.
“LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut në zgjedhjet parlamentare 2025. Faleminderit të gjithë votuesve që jetojnë në Junik dhe në mërgatë, të cilët kanë konfirmuar besimin e tyre në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Dallimi në mes të LDK dhe partisë së dytë në Junik është rreth 5%. Faleminderit po ashtu kryetarit të LDK z. Lumir Abdixhiku, kryesisë, forumit rinor dhe forumit të gruas, strukurave të tjera të partisë dhe të gjithë pëkrahësve të LDK.”, ka shkruar Shehu.
Ndërsa ka theksuar se në zgjedhjet e ardhshme locale do të konfirmojmë përsëri fitoren e LDK-së bindshëm dhe pa balotazh.
“Komuna është e qytetarëve. Transparenca dhe llogaridhënia për paranë publike nuk janë opsione por detyrime ligjore. Prandaj të bashkuar do të vazhdojmë me intensitetin e lartë të punëve dhe projekteve me rëndësi për të zhvilluar më tutje Junikun dhe për të rritur mirëqenien e të gjithë junikasve pa dallim. Ndërsa në zgjedhjet e ardhshme lokale do të konfirmojmë fitoren e LDK më bindshëm dhe më fuqishëm se asnjëherë më parë, pa balotazh”, ka shkruar tutje Shehu./Arbresh.info.
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...
Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident tragjik në Itali
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...
“Liria ka Emër” takon kryetarin e Podujevës, Bulliqi jep mbë...