Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha priti në një takim deputeten e Forza Italia, Rosaria Tassinari, shoqëruar nga Bardhok Doda, Koordinator i përbashkët mes Forza Italia dhe Partisë Demokratike në Itali.
Në një postim në rrjetet sociale Berisha ndau momente nga takimi, duke theksuar se “bashkëpunimi mes dy forcave tona politike përbën një traditë të konsoliduar tanimë”.
Kreu i PD-së e falënderoi Tassinari-n për mbështetjen që Forza Italia i ka ofruar PD-së, sidomos gjatë viteve të fundit.
“Përballë sfidave të narko-shtetit të parë në Evropë, i cili përdor politikisht sistemin gjyqësor për të goditur opozitën e vendit dhe liderët e saj, PD ka bërë gjithçka për t’i mbetur besnike vlerave themeluese dhe karakterit të saj evropian”, tha Berisha.
Berisha e falënderoi deputeten për tre rezolutat e IDU, CDI dhe Partive Popullore Evropiane një sfidë madhore për të dy vendet, ku bën pjesë dhe Forza Italia, pasi ato janë certifikimi i këtij regjimi narko-diktatorial në nivel ndërkombëtar.
“Ndamë pikëpamjen se ndryshimi i orientimit politik në Shtetet e Bashkuara është një moment historik për t’i ofruar arenës ndërkombëtare një qasje krejt të re. Në këtë kontekst, garantimi i një paqeje efektive dhe afatgjatë në Evropë, përfshi në konfliktin në Ukrainë, duhet të shihet si një prioritet absolut”, tha Berisha.
Berisha theksoi se “PD zotohet në respektimin e këtyre angazhimeve duke e kthyer Shqipërinë e madhërishme në një realitet të prekshëm për çdo bashkëkombës. Rikthimi i dinjitetit të ushtrisë dhe policisë përballë narko-pushtetarëve, garantimi i barazisë përballë ligjit dhe mbrojtja e vlerave dhe buxhetit të familjes shqiptare, PD do të bëjë gjithçka që Shqipëria t’i kthehet shqiptarëve më e begatë, më e fortë dhe më pasur se kurrë”./atsh
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...