Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me votat e LDK-së të marra me postë.
Kica-Xhelili ka akuzuar LVV-në për përpjekje për të marrë 51 mandate përmes manipulimit dhe ka theksuar se kjo është strategjia e partisë në pushtet.
Postimi i plotë:
Gati 2000 fletëvotime u gjetën PA një parti të listuar, me defekt, kushedi ku të printuara. TË GJITHA me votë për VV!!!
80% e votave të konsulatave ku ASKUSH nuk e di kush e si i ka ruajtur ato vota, i mori LVV. Disproporcion TOTAL me votat në Kosovë.
Dhjetëra raste me dyshime për trenin bullgar, ASNJË fjalë nga VV.
Por ama qe 5 ditë zhurmojnë për LDK-në. Bëjnë analiza se kush sa vota mori BRENDA LDK-së; thuajse u shqetësokan SHUMË këta për ne.
Këta duan t’i marrin 51 mandate përmes manipulimit – si gjithçka tjetër! KJO është strategjia. Kjo është logjika. Kjo është forma e të menduarit kriminal.
Ky është sulmi i radhës që VV ia bën demokracisë. TIPIKE!
Nuk do t’i lëmë! Nëse duan betejë, betejë do të kenë! /Arbresh.info
Thaçi nga Haga: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe të qënd...
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...
Vëllaznimi shpërthen ndaj FBK-së dhe kërcënon me masa ligjor...