Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke e theksuar rolin e rëndësishëm që gratë shqiptare kanë luajtur gjatë historisë si shtyllë e shoqërisë.
Ai ka vlerësuar punën e bërë për përparimin e pozitës së gruas, por ka theksuar se ende ka punë për të bërë.
“Historia jonë ka treguar se gruaja shqiptare ka qenë gjithmonë shtylla e familjes dhe shoqërisë, duke qëndruar e palëkundur përballë sfidave të kohërave. Përparimi i pozitës së gruas në shoqërinë tonë është një arritje e rëndësishme, por ende mbetet punë për të bërë. Është përgjegjësi e përbashkët që të angazhohemi për një shoqëri ku gratë gëzojnë barazi të plotë dhe mundësi të drejta. Urime 8 Marsin”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...
Armatim i rëndë zbulohet në një shtëpi të pabanuar në Zubin ...
Vrasja e rëndë në Klinë, policia jep detaje