Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka uruar mësimdhënësit me rastin e shënimit të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit të tyre në formimin e brezave të rinj.
Në një postim në Facebook, ajo shprehu mirënjohjen më të thellë për mësuesit, duke i cilësuar ata si “dritën që ndriçon rrugën e së ardhmes”.
‘Në këtë ditë të veçantë, dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin tuaj në arsimimin e brezave të rinj. Ju jeni drita që ndriçon rrugën e së ardhmes, duke formuar mendje të zgjuara dhe plot ëndrra”, tha Nagavci.
Nagavci theksoi gjithashtu angazhimin e Ministrisë së Arsimit për të ngritur standardet e edukimit, duke përmendur modernizimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve për mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore.
“Si Ministri e Arsimit që nga fillimi i mandatit jemi angazhuar për të ngritur standardet e edukimit në vend, duke modernizuar infrastrukturën dhe duke siguruar kushte më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore. Sikurse kemi vepruar deri tash, synimi ynë është të forcojmë pozitën tuaj dhe të krijojmë një ambient arsimor që frymëzon dhe motivon. Mirënjohje pa fund për të gjithë mësimdhënësit që gjeneratë pas gjenerate kaluan çdo sfidë të kohës për ta zhvilluar gjuhën, kulturën, arsimin dhe shoqërinë”, thekson ajo./Arbresh.info
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...