Kongresisti Ritchie Torres i ka shkruar letër sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth, përmes të cilës i kërkon që ta shkarkojë Kingsley Wilson-in nga pozita e zëvendëssekretares së shyptit në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, ngase, sipas tij, prania e saj e vazhdueshme në Pentagon është një njollë në reputacionin këtij institucioni.
Në një shkrim në platformën ‘X’, Torres bëri të ditur se sot, i kishte shkruar sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke bërë thirrje që të hiqet Kingsley Wilson nga pozicioni i saj si zëvendëssekretares së shtypit në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes.
Në letër, kongresisti Torres përmend edhe faktin që Kingsley Wilson, publikisht kishte shkruar në vitin 2023 “bëje Kosovën Serbi sërish”, duke përforcuar “propagandën anti-kosovare, një sulm i drejtpërdrejtë ndaj një populli dhe aleati më pro-amerikan aleate në Evropë.
“Duke pasur parasysh fushën e minuar të retorikës antisemitike, komploteve nacionaliste të bardha dhe propagandës pro-Kremlinit që Wilson e ka përhapur me krenari, prania e saj e vazhdueshme në Pentagon është një njollë në reputacionin e tij”, ka shkruar Torres./rtk
LEXO EDHE:
“Kosova gjithmonë e pavarur”: Torres i reagon Wilsonit që tha “ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...