Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka falënderuar qytetarët që e votuan atë edhe për një mandat në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci tha se besimi i votuesve është një përgjegjësi e madhe që do ta bartë me përkushtim dhe vendosmëri, përcjell Arbresh.info.
“Me zemër plot mirënjohje, ju falënderoj për mbështetjen tuaj në zgjedhjet e 9 shkurtit. Besimi juaj nuk është vetëm një nder, por edhe një përgjegjësi e madhe për ne, të cilën do ta bartim me përkushtim dhe vendosmëri”, ka shkruar Nagavci.
“Kjo përkrahje na motivon që me punë dhe angazhim të palodhshëm ta bëjmë realitet vizionin për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe me mundësi të barabarta për të gjithë. Së bashku, do të ecim përpara, duke ndërtuar të ardhmen që e meritojmë. Faleminderit nga zemra”, shtoi Nagavci./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...