Krerët e shtetit kanë bërë homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Presidentja Vjosa Osmani, para mediave tha se kullat e Jasharajve u shndërruan në një simbol të një kalaje të lirisë, shkruan Arbresh.info.
Osmani ka përmendur se përveç figurës së Adem Jasharit, nuk duhet harruar fakti që dhjetëra gra e vajza janë flijuar nga po kjo familje, duke e bërë edhe më të shenjtë sakrificën e tyre.
Ajo tha se asnjëherë nuk duhet të harrojmë dhe të devijojmë nga rruga e sakrificës.
“Gjithmonë kjo rrugë dhe kjo sakrificë do të shërbjë për secilin prej nesh si dritë udhërrëfyese në forcimin e Kosovës. Kosovës e cila çdo ditë po bëhet më e fortë dhe më prosperuese për qztetarët e saj. “, u shpreh ajo.
“Lavdi gjithë heronjve të kombit, rrnoftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Republika e Kosovës për të cilën ata e dhanë jetën”, u shpreh Osmani./Arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...