Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila është pjesë e delegacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ka thënë se sot në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci në agjendë ishte edhe opinioni për ngritjen e statusit të Kosovës në këtë organizatë.
Por kjo u pengua nga deputeti spanjoll i Grupit të EPP-së, Pablo Hispan, transmeton Zeri.info.
“Në fillim të takimit, me kërkesë të kryetarit të Grupit të EPP-së, Pablo Hispán, u votua për shtyrjen e kësaj pike nga rendi i ditës, një zhvillim i papritur që nuk ishte paraparë as në grupet politike dhe as si mundësi”.
“Kjo situatë tregon nevojën për mobilizim si shtet, në bashkëpunim me aleatët tanë, për të krijuar një strategji të qartë që do të sigurojë realizimin e prioriteteve dhe agjendave tona në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Musliu-Shoshi.
Tragjedi në Maldive, mbyten pesë turistë italianë
Mërgim Lushtaku reagon ndaj deklaratave të VV-së për rastin ...
Trumpi thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarak...
“Dëshmi se veç puna e çon përpara Kosovën! “, thotë Osmani p...
Lladrovci takon Limajn: Fërkimet riparohen kur qëllimi është...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor jep detajet për gjetjen e ...