Disa kthesa të mprehta dhe shumë pasagjerë në automjete do të ankojnë për të vjella – sidomos ata që janë ulur në vendet e pasme.
Të vjellat ndodhin për një arsye të thjeshtë – qendra e ekuilibrit nuk është në përputhje me atë që shihni.
Kjo do të thotë, lëvizjet e trupit dhe forcat që veprojnë mbi trupin nuk janë sinkronizuar me atë që shihni.
Shpesh, shikimi juaj është drejtuar jashtë automjetit, nga ana e majtë ose e djathtë dhe nuk ndjek dinamikën e kthesave, pra ju shikoni anash, jo përmes xhamit të përparmë.
Në thelb, sytë dhe sistemi vestibular marrin informacione të kundërta për pozicionin e trupit në hapësirë.
Për shembull, në vendin e pasmë të automjetit, fëmijët shohin një horizont të qëndrueshëm në mbështetësin e ulëses përpara, me mbështetësen e kokës mbi të, por organi i ekuilibrit ndjen se trupi po lëviz. Ky përçarje mes shqisave shkakton të vjella.
Fëmijët nga mosha gjashtë deri në dymbëdhjetë vjeç janë më të ndjeshëm se të rriturit, por edhe tek ata situata mund të jetë dramatike. Këshilla e vetme është që shoferët të ngadalësojnë sa mundin në kthesa, dhe pasagjerët në vendet e pasme të përpiqen të shikojnë përmes xhamit të përparmë. /Telegrafi/
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...
“E çojke vala djalin, ma dha Zoti fuqinë”, flet personi që e...
Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e Memorialit...
Ilir Meta ankimon serish masën e sigurisë, kërkon lirinë në ...