Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave me postë, Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se nuk pritet të ketë ndryshime në shpërndarjen e mandateve.
Me anë të një postimi në Facebook, Cakolli shpjegoi se si do të ndahen ulëset për partitë politike bazuar në rezultatin zgjedhor.
VV – 48 mandate;
PDK – 24 mandate;
LDK – 20 mandate;
AAK – 8 mandate.
Sipas tij, nëse nuk ndodh ndonjë trend krejtësisht i pazakontë, votat me kusht nuk do të sjellin asnjë ndryshim në shpërndarjen e mandateve.
“Në të gjitha zgjedhjet e kaluara, këto vota kanë ndjekur pothuajse të njëjtin trend si votat e rregullta – me një rritje të lehtë për partinë e parë. E vetmja rrethanë, e cila mund të prodhojë lëvizje në (një të vetëm!) mandate, është nëse LDK arrin të marrë mbi 20% të votave me kusht, duke fituar një mandat nga PDK. Por për këtë, do të duhej një ndryshim i dukshëm i trendit, që nuk ka ndodhur më parë. Andaj, me shumë gjasë, ky do të jetë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve”, deklaroi ai./Arbresh.info
Si të veproni gjatë tërmetit? Autoritetet dalin me rekomandi...
Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Kanada, 9 të vdek...
Gjykimi në Hagë, sot deklaratën përmbyllëse e bënë mbrojtja ...
Kuvendi mblidhet sot për konstituimin e legjislaturës së dhj...
Moti të mërkurën: Vranësira të shpeshta dhe reshje lokale sh...
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...