Komuna e Prishtinës ka nisur një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit të shkollave, duke instaluar 200 tabela digjitale në shtatë shkolla të kryeqytetit.
Përmes një njoftimi për media nga komuna, thuhet se projekti, i cili u prezantua në shkollën fillore “Dardania”, është duke u realizuar me ritme të shpejta falë bashkëfinancimit dhe përkrahjes teknike nga UNDP.
“Gjysma e klasave tashmë është digjitalizuar, ndërsa deri në fund të vitit synohet që të gjitha klasat të pajisen me sisteme digjitale, duke përfshirë panelet interaktive dhe qasje në platforma digjitale të kurrikulës shkollore. Ky zhvillim po ndihmon në lehtësimin e procesit të të nxënit dhe rritjen e ndërveprimit mes mësuesve dhe nxënësve”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se përveç tabelave digjitale, projekti përfshin integrimin e inteligjencës artificiale në shkolla, duke e bërë Prishtinën ndër qytetet e para në rajon që implementon këtë teknologji në arsim. Inteligjenca artificiale do të ndihmojë mësimdhënësit në përgatitjen e materialeve mësimore dhe do të lehtësojë procesin e të nxënit për nxënësit.
“Një tjetër komponent kyç i këtij projekti është instalimi i sensorëve për monitorimin e cilësisë së ajrit në klasa, duke siguruar një ambient më të shëndetshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit. Ky investim shihet si një hap thelbësor në avancimin e sistemit arsimor të Prishtinës, duke vendosur bazat për një qasje më inovative dhe efikase ndaj edukimit në kryeqytet”, përfundon komunikata./Arbresh.info/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...