Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama njoftoi se kanë dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për arsye se disa fletëvotime janë shpallur të pavlefshme nga numëruesit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Rama tha se numëruesit e QNR-së i kanë shpallur të pavlefshme ato fletëvotime nën arsyetimin se nuk e kanë shtypur ato ashtu siç duhet, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Me qindra fletëvotime, si këto më poshtë, janë shpallur të pavlefshme nga numëruesit e QNR-së për një arsye absurde, sepse qytetarët nuk i kanë shtypur ato siç duhet.
Por në të gjitha këto fletëvotime qëllimi i votuesit është i qartë dhe i pakontestueshëm.
Insistimi ynë për të mos i shpallur të pavlefshme këto fletëvotime nuk është i pabazuar dhe as i paligjshëm. Në Rregulloren Zgjedhore të KQZ-së (NR. 12/2024 për Votimin, Numërimin në Vendvotim dhe Menaxhimin e Vendvotimit) thuhet qartë:
“Vota është e vlefshme kur votohet vetëm një subjekt politik dhe kuptohet qartë qëllimi i votuesit.”
Në të gjitha këto fletëvotime figuron vetëm një subjekt politik që është dëshmi e qartë e qëllimit të votuesve.
Por aq sa është i qartë vullneti i qytetarëve në këto fletëvotime, po aq i qartë është edhe qëllimi i shumicës së anëtarëve të KQZ-së për t’i shpallur ato të pavlefshme, një përpjekje kjo e qëllimshme për të shkelur përcaktimin dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës në mërgatë dhe me këtë edhe parimet themelore të demokracisë.
Duke parë që KQZ-ja nuk është e gatshme të korrigjojë këto shkelje për arsye krejtësisht politike, kemi dorëzuar tashmë ankesën tonë në PZAP.
Çdo përpjekje për të manipuluar vullnetin qytetar është cenim i thellë i vetë demokracisë!/Arbresh.info
Lot dhe emocione, Greta merr propozim për martesë nga partne...
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...