Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Eglit dhe Gjestit pas një ngjarjeje të pakëndshme gjatë natës.
Egli ka rrëfyer se Gjesti i kishte kthyer kurrizin dhe kishte vendosur jorganin në mes për të shmangur çdo kontakt me të.
Arsyeja duket të jetë një nishan që Egli ka në këmbë, gjë që duket se e ka shqetësuar Gjestin.
Teksa diskutonin në oborr, Gjesti mohoi që ky të ishte shkaku i sjelljes së tij, duke thënë: “Jo për këtë, por për diçka tjetër”.
Kjo deklaratë e irritoi edhe më shumë Eglin, e cila e cilësoi si ofenduese dhe i tha: “Çfarë do të bëje po të të trajtonin ty kështu?”.
Gjesti u përgjigj se nuk do ta kishte aspak problem, por më pas pranoi se pamja e nishanit e kishte trishtuar, pasi nuk kishte parë kurrë diçka të tillë më parë.
Egli, e prekur nga kjo, iu kthye me tone të ashpra: “Më ke bërë të ndihem si plehrë. Më ke bërë të ndihem aq keq, ti më shkele mua! Të më vësh jorganin në mes për një gjë të Zotit? Rritu, rritu!”.
Nga ana tjetër, Gjesti këmbënguli se nuk kishte asgjë personale ndaj saj dhe thjesht i kishte kërkuar ta hiqte nishanin, por Egli mbeti e lënduar nga situata dhe nuk e fshehu zhgënjimin e saj. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...